BallinaAktualitetInfrastruktura në Vlorë lëngon çdo ditë e më shumë!

Infrastruktura në Vlorë lëngon çdo ditë e më shumë!

spot_img
spot_img

Nga Rezenbrik Serjani

Bashkia Vlorë, e cila ka një vit e përgjumur, qysh nga zgjedhja e Dredhës së Ri, i cili për rreth një vit ende nuk i di si duhet detyrat që ka “qytetari i parë”, e ka vendosur Vlorën në një labirint të shëmtuar infrastrukturor. Çdo rrugë e qytetit është totalisht e pakalueshme, si pasojë e bërjes së punëve pa më të voglën përgjegjshmëri, ku ujësjellesat e kanalizimit bëhen pasi rrugës i është hedhur asfalti. Është më shumë se sa çmenduri, kur një rrugë e cila është asfaltuar jo me larg se 1 muaj, madje hidhet me pompozitet nga regjia mjerane e propagandës së zyrës së Kryetarit të Bashkisë, i cili me shumë mundësi nuk e ka idenë se cila lagjie e përfshin atë rrugë; mbas 1 muaj i vijnë buldozerat e hapjes, duke e kthyer në gjendjen e mëparshme. Dhe e gjithë kjo ka vetëm një përgjigje, papërgjegjshmëri të tilla udhëhiqen vetëm nga abuzimi e korrupsioni. Abuzime të tilla jane të shtrira në të gjithë qytetin ! Nuk ka rrugë në Vlorë që nuk është prekur nga ky fenomen i llahtarshëm, i cili e ka shndërruar qytetin në nje mjedis larg të qenurit normal. Shpërdorime asfalti, hedhje pa asnjë kriter, hapjen e rrugëve të qytetit për vendosje e rivendosje ujësjellësash jofunksional, e ka kthyer Vlorën dhe infrastrukturën e saj jashtë çdo parametei cilësor, ku çdo rrugë është e pakalueshme. Në hyrje të sezonit turistik, me ato pak flukse turistike që kanë filluar të vijnë në Vlorë, në këtë fillim sezoni, e kthejnë përditshmërinë e këtij qyteti të pajetueshëm, si pasojë e infrastrukturës mjerane. Çdo punë publike, nese meriton të quhet e tillë, bëhet duke thyer çdo parametër fizik e kohor, duke u bërë një “ç’organizim i organizuar”. 1 vit ,”ç’organizimi i organizuar” nga Dredha i Ri, e ka kthyer Vlorën në një katastrofë infrastrukturore, ku asgjë është në funksion të asgjëje, dhe gjithçka është në një simfoni ç”rregullësie e kaosi. Kanë 26 vjet në drejtimin e kësaj Bashkie dhe ende Vlora nuk ka shërbim të rregullt të furnizimit me ujë, edhe pse për të disatën herë, kujtojmë se në këtë fillim viti (2024) çmimi i ujit për Vlonjatët dhe Vlorën, e cila është e bekiar me ujë pafund, administrata Dredha i Ri e rriti këtë çmim me 33%. Është më shumë se sa e dhimbshme, kur sheh se mrekullia e quajtur Vlorë, perdhoset nga një “bande të kollarisurish”, të cilët janë abuzuesit e radhes, në kurriz të ketij qyteti të bekuar nga Zoti !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular