Kryeministri Edi Rama, u shpreh se shqiptarët janë përballur me paragjykime, por me shembullin e punës dhe talentin e tyre ata arritën të ndryshojnë perceptimin e krijuar padrejtësisht.
Ai përmendi shembuj nga fusha kulturës dhe sportit, që shqiptarët shkëlqyen me talentin e tyre në shtetin fqinj.
Kryeministri theksoi se shqiptarët e Italisë nuk ishin të detyruar të ndryshonin emrin, siç bën shqiptarët në Greqi.
Sipas Ramës, kjo gjë do mbetet një njollë e madhe turpi në historinë e Evropës demokratike.
“Ju nuk ndërruat emrat, siç u ndodhi tragjikisht vëllezërve dhe motrave në Greqi, për një arsye të vetme, që do mbetet një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike, tha Rama.