Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Bypass-in e rrugës së Arbrit.
Sipas informacioneve furgoni i linjës Peshkopi-Tiranë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur 5 persona, raporton gazetari Enver Doçi.
Një nga të plagosurit po dërgohet drejt Spitalit të Traumës, ndërsa 4 të plagosurit e tjerë po marrin ndihmë ne Spitalin e Klosit.
Ndërkohë Policia e Dibrës në një reagim për Balkan web, raporton se të lënduar kanë mbetur 4 persona.
Policia në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave