Një 34-vjeçar nga Dibra ka humbur kontaktet me familjen e tij. Bëhet fjalë për Leo Rocin, i cili prej datës 21 maj nuk ka asnjë kontakt me familjen.
Leo Roçi, i riu qe ka humbur lidhjet me familjen
Daja i të riut, Astrit Doda ka denoncuar në polici, se nipi i tij e ka kontaktuar për herë të fundit kur ka qenë në doganën Serbi-Kroaci.
Në denoncimin e tij në polici, daja i të riut ka deklaruar se nipi i tij ishte nisur për emigrim drejt Evropës.
Ai thotë se “në orën 2:30 të natës së 21 majit më ka kontaktuar duke më thënë se jam në doganin Serbi-Koraci”. Ai thotë po ashtu se telefoni i të riut ka qenë i ndezur, por nuk e hapte njeri.
Sipas dëshmisë së dajës së 34-vjeçarit, ditën e djeshme në telefon i është përgjigjur një person nga Serbia
Shtetasi serb qe u pergjigj ne telefonin e shqiptari
“Dje më datën 27,05,2024 në orën 10:20 telefoni është ndezur dhe është përgjigjur një femër e Serbisë.
Dhe ajo po na bënte presion cfarë ka kërkuar ky njeri këtu, mbasi telefonin e ka hapur një zotëri tjetër dhe tha që ajo është bashkëshortja ime dhe më tha se unë punoj në Doganë si agjent doganor dhe i kam gjetur këto dokumente në rrugë.
Por telefoni gjatë ditës ka lëvizur, nuk ka ndenjur në një vend, pasi e kemi kontrolluar me anë të GPS. Dhe tani kam frikë, sepse ka ikur motra ime bashkë me nipin në kufirin Serbi-Kroaci, mos u ndodh dicka edhe këtyre”, shprehet daja i Rocit.
Leo Roci është nisur më datë 19 maj me autobusin e linjës Durrës-Prishtinë. Pasi ka arritur në Prishtinë, nuk ka pasur biletë për të udhëtuar më tej dhe është detyruar që të flejë në një hotel në Prishtinë dhe të nesërmen më datë 20 është nisur me një taksi për në Serbi, me kalim nga Dogana në Merdarë.
Pasi ka kaluar doganën me taksi, taksia e ka vendosur në autobus për në Beograd dhe në Beograd e ka marrë taksia tjetër dhe e ka dërguar në pikën kufitare në dalje të Serbisë me hyrje drejt Kroacisë.