Një aksident ka ndodhur sot në Klos, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i saj humbi kontrollin mbi mjet.
Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 3 pasagjerë të cilat janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.