Një tjetër shkollë e re i shtohet #Kamzës, shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Basha”, ku kemi integruar dhe kopshtin, që do t’i shërbejë 750 nxënësve dhe fëmijëve të këtij komuniteti.
Me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastarliu, Shefin e Seksionit Politik pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë, Andre Rizzo, Përfaquesen e Përhershme të UNDP në Shqipëri, Monica Merino, u takuam me nxënësit dhe fëmijët, që i gëzohen “shtëpisë së re” të ndërtuar me standardet më të mira me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.
Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin.