Mirlind Daku ishte pjesë e listës së 27 lojtarëve të grumbulluar nga Silvinjo për dy miqësoret e muajit qershor, në prag të Euro 2024.
Sulmuesi dardan mësoi ftesën e tij nga ekrani i televizorit ku më pas nuk i mbajti dot lotët. Me të mësuar emrin e tij në listë, Daku ka reaguar edhe në rrjete sociale duke postuar një foto nga oborri i shtëpisë së tij.
Me një banderolë gjigante ku shkruhet, “Jam djal nga Kosova, më ka thirr Atdheu”, Daku e ndan me ndjekësit nën diçiturën: Besa Besë.
Vlen të theksohet fakti se Mirlind Daku shkëlqeu këtë sezon me Rubin Kazan, ku shënoi plot 14 gola në të gjitha garat.