Sokol Cikalleshi është tërhequr nga kombëtarja. 33-vjeçari ka dhënë lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi, i cili ka kontribuar për shumë vite për përfaqësuesen, ka vendosur të largohet, pasi nuk u grumbullua për në Europian.
“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.
Ka qene një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit.