Nga Orjola Pampuri
Rezoluta “antikorrupsion” e propozuar dhe votuar sot nga vete mazhoranca, si nje mundesi per te dubluar punen e struktures se posacme antikorrupsion, dhe per te goditur reformen ne drejtesi.
Korrupsionin e hetojne strukturat e posacme te drejtesise, dhe duke qene qe ne 34 vite sistemi i drejtesise ka lenguar nga nderhyrjet politike, sot me shume se kurre eshte momenti qe te mbeshtetet drejtesia e pavarur, reforma ne drejtesi dhe mbi te gjitha SPAK, kjo e fundit qe jo me kot u krijua me mbeshtetjen e partnereve nderkombetare, SHBA, BE, UK, pasi niveli i korrupsionit ne rangjet me te larta te politikes, kish nisur te kthehej ne norme, dhe pandeshkueshmeria ne normalitet.
Prej 11 vitesh, Edi Rama drejton qeverine me te korruptuar ne historine e politikes, ku ish zv-kryeministri eshte i arratisur e nen hetim, ish ministra nen hetim, ish deputete nen hetim, drejtoret ne bashki nen hetim e pas hekurave, ish kryebashkiake pas hekurave e te tjere nen hetim, ish deputete pas hekurave, dhe vete kryeministri, koka e gjithckaje qe po ndodh, ben sikur sdi gje, vjen pas nje mungese teper te gjate dhe aspak normale, ne sallen e parlamentit, pas udhetimeve me skena tetarale me takime me miq, e administraten lokale e qendrore ne Athine e Milano, dhe me nje pompozitet te dale boje tashme, si per te kamufluar llumin ku eshte zhytur, propozon rezoluten antikorrupsion.
Kesaj i thone i paudhi, te tregoje udhen.
Shqiptaret prej 11 vitesh kane marre udhen per te emigruar, sepse ky vend nuk u ofron me asnje alternative per te jetuar e punuar, te rinjte nuk shohin me asnje fije shprese, sepse ishte ky kryeminister qe pasuroi nje grup miqsh e bashkepunetoresh ne kurriz te qindra mijera shqiptareve, e sot pas 11 vitesh deshtim ne cdo sektor pikerisht prej abuzimeve e korrupsionit, kerkon edhe kete ceshtje ta zgjidhe vete, pra tenderat abuzive, koncensionet ne shendetesi, inceneratoret, ti hetojne ata qe kane perfituar prej tyre, pra perfundimisht cmendurite e kryesuara nga Edi Rama nuk paskan fund.