Nënkryetarja e PD zyrtare, Flutura Açka ka reaguar për rezolutën e PS, të cilën e cilëson si hipokrite.
Në një postimi në rrjetet sociale, Açka ngre pikëpyetje për propozuesit, duke u shprehur se do luftojnë korrupsionin ata të cilët kanë dhunuar institucionin e Parlamentit, kanë një grup parlamentar në burg, si dhe shkatërruan pragun e SPAK me amnistinë penale.
“Këta që shkatërruan pragun e SPAK-ut me ligjin é Amnistisë Penale, do të luftojnē korrupsionin?! Këta që luftojnë çdo deputet opozitar që nuk iu pëlqen me forma perfide, që i dhanë jetë rebelimit kinseopozitar me qëllimin për të shkatërruar Opozitë duke blerë në tregun e mallit të përdorur politik me qëllim që të sigurojnë pushtetin e tyre, do të luftojnë korrupsionin?!”, shkruan ndër të tjera Açka.
POSTIMI i PLOTË
Nuk ka moral te njerëzit, të cilëve veprimet nuk iu përputhen me fjalët.
Këta do të luftojnë korrupsionin?!
Ky njeri që ka dhunuar krejtësisht institucionin é Parlamentit me të gjitha format, manipulimet, shpërdoret, korruptimet që ia jep pushteti, do të luftojë korrupsionin?!
Këta që tashmë kanë një grup më vete parlamentar në burg, qē nuk mbajtën asnjë përgjegjësi për hienat e tyre të korruptuara, do të luftojnë korrupsionin?!
Këta që në këta tre vite kaluan ligje nominale për miqtë e tyre, kaluan Buxhetin é vitit 2024 për 8 minuta, që kafshuan me ligje zonat é mbrojtura, do të luftojnë korrupsionin?!
Këta që shkatërruan pragun é SPAK-ut me ligjin é Amnistisë Penale, do të luftojnē korrupsionin?!
Këta që luftojnë çdo deputet opozitar që nuk iu pëlqen me forma perfide, që i dhanë jetë rebelimit kinseopozitar me qëllimin për të shkatërruar Opozitë duke blerë në tregun e mallit të përdorur politik me qëllim që të sigurojnë pushtetin e tyre, do të luftojnë korrupsionin?!
Po të ishte një Rezolutë e drejtë, e moralshme, é vërtetë, e besueshme sot në Parlament do të kishte së paku një ambasador i Europës duke dëgjuar në llozhê. Asnjë, për be! Pse?
Rezolutës hipokrite sot në Parlament!