BallinaSocialeStudentët janë misioni, fokusi dhe qëllimi i universitetit UAMD

Studentët janë misioni, fokusi dhe qëllimi i universitetit UAMD

spot_img
spot_img

Nga Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi
Pasditja e sotme u mbyll mrekullueshëm me një grup studentësh të UAMD-së.

I sigurova sërish, me bindjen dhe sigurinë më të plotë se duke nisur nga semestri i ri akademik 2024-2025 do të punohet për përmirësimin e kushteve për një jetë studentore moderne dhe me kosto të ulët, duke u përafruar gjithnjë e më shumë me nivelin e jetesës së universiteteve të rajonit dhe atyre evropiane.

Do të sigurohet:

✅ Karta e studentit në bashkëpunim me bizneset dhe Bashkinë Durrës, në mënyrë që studentët të përfitojnë 30% deri 50% zbritje në blerje, transport, telekomunikacion, kinema, teatër, libra, muze, etj.

✅ Transport i përmirësuar me orar të rregullt gjatë të gjithë orarit të mësimit. Për studentët dhe pedagogët me banim në Tiranë, do të vendoset linjë transporti nga Tirana për në UAMD, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës.

✅ Do sigurohet krijimi i kushteve moderne të jetesën brenda kampusit të ri duke ngritur konvikte (fjetore) pranë kampusit me kushte bashkëkohore moderne në partneritet me bizneset private dhe institucionet vendore. Kështu do të zgjidhet njëherë e mirë çështja e studentëve që vijnë nga rrethet.

✅ Në rastet e strehimit emergjent të studentëve, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës do të vemë në dispozicion të studentëve 100 apartamente nga fondi i banesave të ndërtuara pranë Kampusit të UAMD, të cilat janë të alokuara për të dëmtuarit nga tërmeti.

✅ Hapje e mensave për studentët, stafin akademik dhe stafin admnistrativ me kosto të ulët, në bashkëpunim me bizneset dhe me mbështetjen e pushtetit lokal.

✅ Krijimin e ambienteve argëtuese, kulturore, sportive dhe çlodhëse në ambientet e kampusit të ri.

✅ Ngritje e një biblioteke me mjedise komode me libra dhe literaturë bashkëkohore për studim të pavarur.

✅ Përmirësimin e kushteve të mësimit në auditore dhe në distancë sipas standardeve bashkëkohore.

✅ Praktika dhe intershipe të paguara. Në këtë 4-vjeçar ne do të mundësojmë praktika për çdo student të UAMD-së, në çdo fakultet, brenda kornizës së parashikuar në kurrikulat e çdo programi studimi.

✅ Internet falas me akses të pakushtëzuar. Për shkak se tashmë interneti është një domosdosshmëri për procesin studimor do mundësojmë sigurimin e lidhjes falas me internet dhe Wi-Fi në të gjitha ambientet universitare me akses të pakushtëzuar.

✅ Portali i Shërbimeve Online që studentët të kenë shërbime sa më lehtësisht në internet, duke kursyer kohën e tyre e duke krijuar kështu një shërbim të vazhdueshëm dhe të aksesueshëm për të gjitha nevojat shkresore.

✅ Studentët dhe aktivitetet ekstrakurrikulare. Në fillim të shek. XXI, universitetet kanë një mision jetik: të zhvillojnë ndërdisiplinaritetin te studenti. Në kampusin e UAMD-së aktivitetet ekstrakurrikulare do të jenë një mjet kryesor në për zhvillimin e tyre personal dhe gjallërimin e jetës universitare. Përfshirja e studentëve në veprimtaritë universitete ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre. Duke punuar së bashku, studentët mësojnë të negociojnë, komunikojnë, menaxhojnë konfliktin dhe të udhëheqin të tjerët. Puna jashtë auditorit, me grupe të ndryshme individësh, do t’iu lejojë studentëve të fitojnë më shumë vetëbesim, autonomi dhe vetëvlerësim.

✅ Krijimi i Rrjetit të Ekselencës UAMD. Ne do të krijojmë një fond të posaçëm për trajtimin e studentëve me rezultate të larta dhe për shpërblimin financiar në raste të veçanta.

✅ Rekrutimi i studentëve më të mirë si staf kërkimor mbi baza meritokracie.

✅ Mbështetje financiare për aktivitetet studentore.

✅ Artet dhe sportet. Studentët e interesuar për artet do të kenë aktivitete ekstrakurrikulare në të cilat ata mund të marrin pjesë në mënyrë aktive.

✅Vizita studimore. Për studentët e interesuar, ne do të organizojnë udhëtime studimore sipas fushës së specializimit në mënyrë që të mund të mësojnë, por edhe të argëtohen dhe forcojnë miqësine me njëri-tjetrin.

✅ Trajnime dhe Seminare për zhvillim personal.

✅ Folës profesionistë dhe grupe pune. UAMD do të ftojë vazhdimisht profesionistë për të biseduar me studentët për mundësitë e mundshme brenda industrive, shtigjet e karrierës ose ndonjë temë tjetër që lidhet me rritjen e tyre profesionale dhe punësimin.

E shumë të tjera, në shërbim të studentëve tanë ✅✅✅✅✅

UNË E MBAJ FJALËN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular