Nga Ndue Lazi
Nga zgjedhjet lokale në Rovereto
FATION MULLICI FITON MANDATIN E DYTË. URIME
Nuk ishte një lajm i papritur, megjithatë ngjall përsëri një ndienjë gëzimi kur mëson që një bashkëatdhetar i yni fiton mandatin e tij të dytë për në këshillin komunal të Roveretos. Them nuk ishte lajm i papritur, sepse Fation Mullici është tashmë një personazh i njohur e me reputacion të mirë në komunitetin shqiptar, atë italian e në komunitetet e tjera, si dhe në ambientet politike në Rovereto, në Trentino e më gjerë. Jo vetëm kaq, por me mandatin e fituar 4 vite më parë dhe me punën e këtyre katër viteve në këshillin komunal, ai ka fituar një përvojë të pasur, ka njohur nga afër problemet e territorit dhe ka ndihmuar për zgjidhjen e tyre, si dhe ka çuar në këshill zërin dhe problemet e emigrantëve të të gjitha etnive.
Ndaj edhe kjo fitore e tij për katër vite të tjera është e merituar. Urimet më të ngrohta për këtë fitore, Fation. Sukseset mos t’u ndafshin asnjëherë. Krenarë për fitoren tënde.