Del VIDEO e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi

0
273

Janë publikuar pamjet e momentit të dhunimit barbar të avokatit Sokol Mëngjesi në mes të Tiranës mëngjesin e së mërkurës. Sipas një videoes duket se avokati po qëndronte në këmbë në hyrjen e kopshtit, pasi kishte lënë djalin kur është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur befasisht duke e rrëzuar në tokë.

Më pas ata e kanë qëlluar me shkelma e sende të tjera dhe janë larguar me vrap duke e lënë avokatin pa ndjenja në tokë. Në videon më poshtë shihet se si alarmohen qytetarët e pranishëm. Për këtë ngjarje policia shpalli në kërkim 3 persona, njëri prej të cilëve u vetëdorëzua.