BallinaKronike“Do ju bëj aksionerë në një biznes në Norvegji”- Arrestohet mashtruesi, si...

“Do ju bëj aksionerë në një biznes në Norvegji”- Arrestohet mashtruesi, si u zhvaste lekët njerëzve duke u premtuar kontrata pune

spot_img
spot_img

Një 60-vjeçar, banues në Norvegji, është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se u zhvaste lekë njerëve duke u premtuar kontrata pune.

Raportohet se shtetasi me iniciale K. K., u ka marrë shuma të ndryshme parash nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Njoftimi:

DVP Tiranë/ Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pakti”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi K. K., 60 vjeç, banues në Norvegji, për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shuma të ndryshme parash, nga disa shtetas, të cilëve iu kishte premtuar se do t’iu siguronte kontrata pune dhe do t’i bënte aksionerë në një biznes në Norvegji.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular