Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e sotme, ku u dhunua me sende të forta avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi.
Gazetari Igli Celmeta raporton se policia ka arrestuar 1 nga autorët e dyshuar, ndërsa raportohet se ata janë identifikuar si Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.
Avokati Sokol Mëngjesi u sulmua dhunshëm nga 3 persona teksa po çonte famijen e tij në kopsht në zonën e ish-bllokut. Ai mori goditje me sende të forta në kokë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa policia ka identifikuar dy prej autorëve dhe po heton për motivin e sulmit, ngjarja ka sjellë dhe reagimin e politikës.
Vajza e ish kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e vizitoi në spitalin e Traumës ndërkohë nga Rithemelimi, zëdhënësja Floriana Garo tha se autorët janë urdhëruar nga Edi Rama për të sulmuar avokatin e Berishës, dhe siç thekson – kryeministri do të mbajë përgjegjësi personale për këtë akt.