Është mbajtur në Shqipëri Festivali Ndërkombëtar i Autorëve ”Netët Korçare të Poezisë”.
Qyteti i Serenatave, Qyteti i Dashurisë, Qyteti i Artit, Qyteti i Shkollës së Parë Shqipe, në ditën e lindjes së apostullit te shqiptarizmës Naim Frasherit, pati nderin të mirëpresë për dy ditë me rradhë: autorët, shkrimtarët dhe poetët më të mirë të gjuhës shqipe, nga Shqipëria, Kosova, diaspora, gjithashtu pati privilegjin të mikpresë krijuesit më të mirë nga gjuhë të tjera, nga Italia, Greqia, Rumania, Turqia, Sllovenia, Maroku, Zvicra, Franca e Irlanda në Festivalin Ndërkombëtar të Autorëve
“Netët Korçare të Poezisë”2024, në ambientet e MIK-Hotel. Ky festival shënjon 28 vite, sepse u bashkëthemelua nga liriku Korçar Skënder Rusi organizuar nga Biblioteka Publike “Thimi Mitko” me vizionin për të mbetur në traditën tonë, një manifestim ndërkombëtar. Këtë vit, festivali u frymëzua nga vargjet e Asdrenit – Një Diell i Ri! poeti ynë i shquar i himnit Kombëtar Shqiptar.
Dielli i Ri, është ditë e re! Fuqia e dritës dhe ndriçimit që e ka nevojë bota e tërë. Duke dëshmuar fuqinë e poezisë për t’u bashkuar e për të nxitur ndryshimet në një botë të prekur nga lufta, ndarja dhe mosmarrëveshjet, Besojmë se festivali ynë është një tjetër shtyllë e rëndësishme në zhvillimin e unitetit dhe në kultivimin e diversitetit midis kulturave dhe traditave të të gjithë popujve, të cilët ne ndjehemi detyruar dhe të privilegjuar, jo vetëm për të promovuar veprat e tyre, por edhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis!
Risi ne këtë festival është botimi i antologjisë se Festivalin Ndërkombëtar të Autorëve “Netët e Poezisë Korçare”2024, e cila nuk është thjesht një kompozim poezish, është reflektim i shpirtit të festivalit tonë.
Shprehim mirënjohjen e sinqertë për të gjithë poetët, fjalët e të cilëve zbresin në faqet e antologjisë . Krijimtaria e tyre, pasioni dhe vizioni kanë pasuruar festivalin tone.
Në fjalën përshëndetëse morën pjesë:
Znj. Zamira Kita Drejtor i Qendrës së Artit dhe Kulturës, e cila u vlerësua edhe me Certifikatë mirënjohje nga PEN Shqipëri dhe PEN Kosova.
Znj. Jorida Tollkuçi Dhëmbi Drejtor i Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”
Juria e festivalit: znj.Entela Kasi (kryetare) Presidente e PEN Albania, z. Rafawl Newman, (anëtar) poet, studiues, përkthyes, anëtar PEN Switzerland si dhe znj. Erenestina Gjergji Halili (anëtare) studiuese, poete, pedagoge.
Mëngjesin e dt.26 maj, Prof. Dr Sali Bashota laureat i vitit 2024, mbolli pemën simbolike të poezisë te “Lëndina e Poetëve”, në bashtën “Vangjush Mio”.
Për te vazhduar me panelet letrare ne Bibliotekën Publike Thimi Mitko
Letërsia dhe jeta “Gjuha amë” i autorit Besnik Mustafaj
Nazim Hikmet- Vepra dhe jeta- Gunei Ozkilinic
Basri Qapriqi – vepra dhe jeta – Sali Bashota, Sadik Bejko
Letërsia si atdhe universal i njerëzimit-me shkrimtaren rumune Mariana Gorczyca në Muzeun “Gjon Mili”.
Bisedë midis autorëve Erenestina Halili Gjergji, Ahmet Prençi për romanin “Brenga e prokurorit”, Liridon Mulaj për romanin.
Autori Ahmet Prençi është nderuar me çmimin “PEN” për veprën “Brenga e prokurorit”, botim i Shtëpisë botuese “Mediaprint”. Më herët, autori është vlerësuar me të tjera çmime për këtë vepër, e cila trajton një ngjarje të pazakontë që zhytet thellë në skutat e një sistemi drejtësie, sa të kalbur njëherësh edhe në përpjekje për të pastruar vetveten. Dy qendrat shqiptare PEN Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë ceremoninë e Çmimeve PEN për letërsinë, si edhe do të nderojnë institucione dhe personalitete me Certifikata të Mirënjohjes.
Me Certifikatën mirënjohjes PEN do të nderohet Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për kontributet në promovimin e dialogut, si edhe të mbështetjes që i ka dhënë kulturës shqiptare në Shqipëri, rajon dhe në botë. Certifikata mirënjohjes PEN për promovimin e trashëgimisë letrare, gjuhësore për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me vendin dhe botën por edhe për veprimtari të spikatura, iu dha edhe Muzeut Shtëpia Studio KADARE.
Laureat i Çmimit PEN në prozë për vitin 2024 është Ahmet Prençi me romanin ” Brenga e Prokurorit” Laureat i Çmimit PEN në poezi për vitin 2024 është Milazim Krasniqi.
“ Provinca” dhe Entela Kasi për romanin “Rikthimi” në shtëpinë muze të piktorit impressionist Vangjush Mio. Pati lexime nga poetët e ftuar në Muzeun e Artit Mesjetar. Poetët e ftuar patën mundësi të eksplorojnë qytetin e Korçës dhe të njihen me trashëgiminë kulturore historike e artistike të saj.
Për të kulmuar me mbrëmjen finale “Ora e Madhe Letrare” ku poezitë konkurruese të poetëve të frymëzuara nga poezia e Asdrenit “Një Diell I Ri” interpretuar nga e Elva Lera, Anastasia Mitre, Marius Hajdajar, Gloria Nure, Arbiona Shukulli dhe Erika Lubonja në gjuhën shqipe
Me pas juria prestigjioze e përberë nga Entela Kasi, Rafaël Newman dhe Erenestina Halili Gjergji ndau 5 çmimet e poezive.
Çmimi “Asdreni” Marjana Gorçica, Rumani
Çmimi “Dritero Agolli” Guney Ozkiliniç, Turqi
Çmimi “Poezia më e Bukur” Liridon Mulaj, Shqipëri
Çmimi “Special” Barbara Pogacnik, Slloveni
Çmimi “Kurora e Poezisë” Besnik Mustafaj, Shqipëri
Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korç falënderon të gjithë aktorët e përfshirë në organizimin dhe mbështetjen e festivalit. Bashkia e Korçës, dhe Kryetarin, ,Teatrin e qytetit. PEN Shqipëri dhe PEN Kosova, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre. Përkthyesit Entela Kasi dhe Arjan Kalllço, te rinjtë e talentuar te qytetit që interpretuan poezitë , këngëtaret Laxarela Deti, Gloria Nure, Flavia Zere, Stelios Tollkuçi, Vëllezërit Hamzallari , instrumentist Sazan Rushani, fonia Beni Beqiraj dhe sigurisht, mediat, gazetarët dhe dashamirësit e poezisë e miqtë e bibliotekës.
Më datën 27 maj, autorët nga vendi dhe bota ishin të mikpritur nga Bashkia Devoll, ku patën një agjendë veprimtarish me lexime dedikuar Dritëro Agollit. Po ashtu dhe mundësinë të njihen me trashëgiminë dhe pasuritë natyrore të Devollit. Ashtu siç edhe është në traditën e PEN – Bashkia Devoll do të ketë Certifikatën e mirënjohjes PEN , për mbështetjen që autoritet e pushtetit lokal i japin promovimit të kulturës dhe letërsisë në veçanti.
Në të gjithë këtë veprimtari të festivalit Kryetarja e PEN për Shqipërinë , znj. Entela Kasi, dhe Kryetari i PEN Kosovës, z. Binak Kelmendi , ishin të pranishëm.