Më 13 maj 2024, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) festoi 25-vjetorin e themelimit të saj. Ceremonia mblodhi së bashku anëtarë, bashkëpunëtorë dhe partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të AAB-së ndër vite. Udhëtimi, i shënuar nga momente historike dhe arritje, ka pozicionuar AAB-në një partnere te pashmangshme të tavolinave institucionale të diskutimit, së bashku me institucionet shtetërore, institucioneve mbikëqyrëse dhe institucioneve ndërkombëtare. Dy dite me pas Presidenti i AAB-së, z. 𝐁𝐥𝐞𝐝𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐞𝐥𝐥𝐚, mirëpriti në zyrat e AAB-së Drejtuesin e ATTF-së, z. 𝐁𝐞𝐧 𝐋𝐲𝐨𝐧 dhe këshilltaren e trajnimeve të ATTF-së, znj. 𝐋𝐮𝐜𝐢𝐞𝐥𝐞 𝐌𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 te cilet ishin ne festimet e AAB.
Takimi, i mbajtur gjatë vizitës që përfaqësuesit e ATTF bënë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e 25 vjetorit të AAB, pati në fokus përkushtimin e ndërsjellë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin dhe për të përmirësuar cilësinë e trajnimeve.
Z. Lyon i dorëzoi z. Shella një Certifikatë Mirënjohjeje, duke vlerësuar kontributin e Shoqatës në promovimin dhe organizimin trajnimeve, si dhe nxitjen e zhvillimit të industrise