BallinaKryesoreVIDEO/Zero transparencë për komisionin anti-korrupsion, Pampuri: Po synohet krijim i një strukture...

VIDEO/Zero transparencë për komisionin anti-korrupsion, Pampuri: Po synohet krijim i një strukture paralele me SPAK

spot_img
spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me votimin që pritet të mbahet nesër në Kuvend për krijimin e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion.

Ajo tha se po synohet krijimi i një strukture paralele me SPAK, ndërsa tha se për diçka të tillë nuk kishte asnjë nevojë.
Pampuri tha se Shqipëria e ka tashmë strukturën e nevojshme, siç është SPAK dhe nevojitej vetëm mbështetja ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Ne abstenuam sepse u bënë 11 vite që mazhoranca ka të gjitha pushtetet.

https://youtube.com/watch?v=fdnMFfS0W-U%3Ffeature%3Doembed

Mazhoranca duhej të mbështeste SPAK nuk kishte nevojë për një strukturë paralele që nuk ka asnjë transperencë. Kush do të jetë pjesë e komisionit? Deputetët një pjesë e të cilëve janë thirrur në SPAK apo emra të cilët pas tyre dalin investitorët strategjikë?
SPAK po godet kokat e politikës, duhet mbështetur.

Jemi vetëm 10 muaj para zgjedhjeve. Kemi SPAK dhe Reformën në Drejtësi, pse duhet ç’ndodhi që Rama propozoi diçka të tillë? Të bën të mendosh se ndjehet i kërcënuar. Një kryeministër që çdo ditë i paraqiten në SPAK ministra, deputetë, drejtorë bashkish, është e rëndë”, tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular