BallinaEkonomiBorxhet e energjisë, pagesa me këste e falje kamatash – OSHEE: Në...

Borxhet e energjisë, pagesa me këste e falje kamatash – OSHEE: Në 8 javë janë firmosur 1628 aktmarrëveshje

spot_img
spot_img

Prej datës 3 prill kur nisi aplikimi i skemave të reja për likujdimin me këste të borxheve për energjinë elektrike apo faljes së kamatvonesave, janë firmosur 1628 kontrata.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, prej tyre, 795 aktmarrëveshje janë firmosur nga klientë familjarë të cilët kanë paguar njëherësh detyrimin e tyre ndaj OSHEE, duke përfituar 70% reduktim kamate, ndërsa 595 të tjerë po i pagujnë detyrimet e prapambetura me këste.

Po ashtu, 148 klientë jofamiljarë kanë paguar të gjithë shumën e debisë së akumuluar të faturave të papaguara, duke përfituar reduktim të kamatëvonesave në masën 50%, ndërsa 14 klientë të kategorisë biznes i vogël, kanë paguar të gjithë shumën e borxhit ndaj OSHEE dhe kanë përfituar reduktim të kamatës me 100 %.

Paralelisht, janë dhe 72 biznese të tjerë që po i paguajnë borxhet me këste.

OSHEE thekson se skemat e aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshijnë faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit mars arriti në 79.85 mld lekë, ku pjesën më të madhe e mbajnë familjarët me 45.34 mld lekë.

Ola Mitre / SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular