BallinaAktualitetPolicia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave...

Policia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave të shpallur në kërkim

spot_img
spot_img

Një gazetar, një punonjëse e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe një shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të AMP akuzohen se fshihen pas portalit shqipnews.info.i hapur me qëllimin e vetëm denigrimin e personave publikë me lajme të rreme nëse nuk do të paguhej gjoba. 

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi, përmes portalit (shqipnews.info), që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP, Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga, kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për t’i vendosur gjoba.

Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime.

Image
Image
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular