Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi vazhdon të jetë kritike. Burime bëjnë me dije se juristi, i cili u dhunua brutalisht një ditë më parë në ish-Bllok, nga tre persona, vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor i reanimacionit.
Si ndodhi ngjarja
Në orët e para të ditës së djeshme (29 maj) Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha u dhunua fizikisht nga katër persona në zonën e ish-Bllokut ku edhe banon.
Dhunuesit tashmë janë identifikuar nga policia. ndërkohë që detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë ku u dhunua Sokol Mëngjesi me sende të forta. Bëhet fjalë për çështjen e një prone, ku mësohet se kanë qenë në total 8 trashëgimtarë të përfaqësuar nga avokati Sokol Mëngjesi.
Pasi kanë fituar pronën, një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar zbatojë kontratën. Ai që ka refuzuar të paguajë studion ligjore ka qenë Dritan Nano. Në të tilla kushte avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur duke hedhur në gjyq Nanon. Po pasojë të kontratës që kishin lidhur më herët, avokati Sokol Mëngjesi ka arritur që pronën e Nanos t’a bllokojë me përmbarim duke mos lejuar që t’a shisnin.
Dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar. I gjendur në këtë situata dyshohet se ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore dhe familjare duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Ata i takuan përpara një muaji ku nuk ranë dakord. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.