Një autobus me pelegrinë ka rrëshqitur dhe është rrotulluar në një grykë të thellë në një autostradë malore në Kashmir të Indisë të enjten, si pasojë e së cilës vdiqën të paktën 21 persona, thanë autoritetet raporton agjencia “AP”.
Autoritetet thanë se 35 pasagjerë u lënduan në aksident dhe disa prej tyre janë në gjendje serioze.
Përplasja ndodhi në rajonin Jammu ku autobusi ra nga një lartësi 150 metra.
Shefi i transportit shtetëror të Indisë, Rajinder Singh, tha se autobusi po transportonte pelegrinët në tempullin Shiv Khori në zonën Reasi të Jammus.
India ka disa nga shifrat më të larta të vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore.