Nga Neritan Vladi
Ndërkohë qe te tjerët planifikojnë sesi te dëmtojnë drejtësinë, PD paraqet programin si te ndërtojmë Shqipërinë ..
Ndërkohë qw brinjët e trekëndëshit të Bermudës te plagosura rende nga drejtësia, për zullumet e tyre 34 vjeçare ndaj shqiptareve, të zënë në pazar në kurriz të tyre , janë në pabesi ndaj njëri-tjetrit dhe, pse i kanë duart në thesin e asaj që duan të ndajnë,
Partia Demokratike dhe Z.Basha, janë të impenjuar për të qenë gati dhe qeverisur Shqipërinë ashtu siç qytetarët e ndershëm të këtij vendin duan dhe presin tashmë të lodhur nga tranzicioni 34-vjecar.
Ekspertët më të mirë vendas dhe ekspertizë e huaj ka punuar për programin e PD i cili prek qytetarët dhe premton një Shqipëri Europiane.
Kryetari Basha ka diskutuar prej gati një muaji çdo ditë pikat e këtij programi premtues duke nisur nga platforma antikorrupsion atë që ka më shumë se kurrë nevojë ky vend e shoqëruar me vullnetit e lidershipit të PD për t’i shpallur luftë krimit dhe korrupsionit, deri tek fushat e tjera të programit që kanë të bëjnë me ekonominë, mbështetjen sociale, arsimin, artin, kulturën, sportin bujqësinë, turizmin, shëndetësinë etj. I gjithë fokusi i PD është një Shqipëri e zhvilluar, një qeverisje me standardet më të mira europiane që të mundësojë edhe kthimin e qytetarëve shqiptarë atyre të larguar nga politika e vjetër këto 3 dekada e gjysëm.
Paralelisht më programin degët e PD si dhe lidershipi në qendër po punojnë dhe për ekipin e kandidatëve që do të jenë përballë qytetarëve për të kërkuar besimin e tyre në zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025. Po ecet mirë edhe në këtë drejtim me qëllim që PD të jetë gati për garën elektorale të vitit të ardhshëm.
Nesër më 1 qershor, Partia Demokratike do të shpalosë Programin e saj në sloganin SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË! Është kjo hera e parë që një forcë politike gjatë gjithë tranzicionit del para shqiptarëve kaq herët më një platformë të qartë se çfarë kërkon të implementojë kur shqiptarët ti japin besimin me votën e tyre ne zgjedhjet e 2025
Suksese demokrateve
Suksese shqiptarëve
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë shumë me shumë ..