Catherine Middleton, Princesha e Uellsit, nuk do t’i kthehet detyrave mbretërore për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Ajo do të mungojë në paradën ushtarake “Colonel’s Review” që do të zhvillohet në Londër. Princesha e Uellsit vazhdon trajtimet për të mposhtur sëmundjen e rëndë nga e cila u diagnostifikua në mars të këtij viti, ashtu si dhe mbreti Charlies.
Princesha nuk ka pasur asnjë dalje publike që nga dhjetori, ndërkohë që pritej t’i kthehej detyrave zyrtare pas Pashkëve. Por, pasi mediat krijuan një situatë alarmante duke hedhur hipoteza rreth “zhdukjes” së Kate ajo doli në mars në një deklaratë për mediat ku shprehej se arsyeja se përse ajo nuk kishte dalë ishte sepse kishte filluar kimioterapinë.
Shfaqja ceremoniale më 8 qershor është prova tradicionale e veshjes për paradën zyrtare të ditëlindjes së Mbretit të njohur si Trooping the Colour, e cila zhvillohet një javë më vonë, më 15 qershor.