Ançeloti nuk bën surpriza, publikoi formacionin zyrtar 2 orë e gjysmë para finales me Borusian

0
104

Borusia Dortmund dhe Real Madrid përballen sot në Londër në stadiumin mitik “Uembli” për trofeun e Ligës së Kampioneve, në një finale që i jep fund një sezoni futbollistik të jashtëzakonshëm për të dy skuadrat në arenën ndërkombëtare.

Gjermanët kanë kaluar çdo parashikim teksa mbërritën në finalen e turneut duke bërë surpriza të njëpasnjëshme dhe tani kërkojnë të thyejnë edhe një skuadër që nuk di të humbasë kur vjen në këtë pikë.

Ndërsa Reali vjen me petkun e favoritit, të një superekipi që kërkon të çojë në 15 numrin e trofeve të fituar në histori, që e bëjnë këtë praktikisht turneun e preferuar të tyre.

Karlo Ançeloti ka respektuar traditën dhe ka publikuar shumë herët formacionin e ekipit të tij, dy orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes, duke mos dhuruar surpriza, pas është konfirmuar Kurtua në portë dhe Kamavinga në mesfushë.

FORMACIONET ZYRTARE

BORUSIA DORTMUND: Në pritje

Trajner: Edin Terziç

REAL MADRID: Kurtua, Karvahal, Rydiger, Naço, Mendi, Kamavinga, Valverde, Kros, Belingam, Rodrigo, Vinicius.

Trajner: Karlo Ançeloti