BallinaKronikeE rëndë në Shkodër! Një grua i jep fund jetës duke u...

E rëndë në Shkodër! Një grua i jep fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, ja dyshimet e para!

spot_img
spot_img

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një grua është hedhur në lumin Buna.

Trupi i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se gruaja është vetëmbytur.

Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.

“Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Punonjësit e Policisë, me një varkë  janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.

Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave  të rastit”, njoftoi policia.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pak javë pas tragjedisë së Shkodër, ku Alma Arrazi, së bashku me tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje ende mbeten mister, ndërsa në pranga u vu bashkëshorti i saj si person i dyshuar që ka nxitur 39-vjeçaren të mbytej bashkë me fëmijët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular