Sot në orën 21:00, në stadiumit mititk të “Wembley”-t do të luhet finalja e edicionit 2023/2024 të Ligës së Kampioneve. Në fushë do të zbresin skuadrat e Borusia Dortmundit dhe Real Madridit, me synimin për të “rrëmbyer” edhe njëherë trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë.
Gjermanët vijnë në finale pasi përshkuan një rrugëtim “ëndrrash”, duke filluar që nga grupi i “ferrit”, Grupi F, ku arriti të kalojë dhe të dilte e para, me ekipe si Milan, Njukasëll dhe PSG. Më pas do të eliminonte PSV-në dhe Atletiko Madrid në raundin eliminator, për të bërë surprizën e madhe në gjysmëfinale, dhe mposhtur francezët e PSG-së, pretendent kryesor për fitimin e trofeut. Tani vijnë në këtë finale të karikuar në maksimum, për të fituar Champions-in e dytë në histori.
Nga ana tjetër, Real Madridin e kemi mësuar të luaj finalet Ligës së Kampioneve. Pothuajse çdo vit ekipi madrilen gjendet në këto pozita, dhe fakti interesant është, që “Los Blancos” nuk kanë humbur asnjëherë një finale, me plot 14 të fituara. Sot mund të kapin shifrën e 15 herëve kampion të Europës, nëse arrijnë të mposhtin “Murin e Verdhë”, por do ta kenë të vështirë.
PANORAMASPORT.AL