BallinaPolitikePrezantimi i programit të PD, Alibeaj: Mbështetje totale ndaj SPAK, PD do...

Prezantimi i programit të PD, Alibeaj: Mbështetje totale ndaj SPAK, PD do luftojë korrupsionin dhe varfërinë shkaktuar nga qeverisja e Ramës

spot_img
spot_img

Prezantimi i programit të PD, Alibeaj: Mbështetje totale ndaj SPAK, PD do luftojë korrupsionin dhe varfërinë shkaktuar nga qeverisja e Ramës

PD ka prezantuar sot programin për zgjedhjet 2025, Sekretari i Përgjithshëm i saj ka folur për antikorrupsionin, duke prezantuar propozimet e kësaj force politikie për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Enkelejd Alibeaj:

Gjatë qeverisjes socialiste korrupsioni arriti kulmin. Edi Rama nuk mund të justifikohet që i kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit, sepse peshku qelbet nga koka. Koka e korrupsionit është Edi Rama.

Përditë në dyert e SPAK paraqiten ministra, ish ministra, drejtorë, që kanë mbushur xhepat me paratë publike.

Nga korrupsioni, Shqipëria është e varfër, shqiptarët emigrojnë, ndërsa një grusht politikanësh vazhdojnë të sundojnë vendin prej 34 vitesh. Ne e dimë që në gjithë botën shqiptarët janë një histori suksesi, përvecse në Shqipëri.

Shqiperia nuk duhet dhe nuk do të jetë më kështu!

Ne do të bëjmë gjithcka për të mposhtur korrupsionin! Ne do të krijojmë një mjedis të sigurt e miqsor për biznesin, për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e tij, do të krijojmë një treg ku arsimi të vlerësohet dhe nisma të shpërblehet

Ne do bëjmë luftë horizontale ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve, në cdo degë të pushtetit publik, duke vënë burimet njerëzore dhe mjetet e duhura në dispozicion.

SPAK nuk do të lihet vetëm, as i vetem!
Gjyqtaret dhe gjyqësori do të mbrohet me cdo kusht nga sulmet!

Partia Demokratike beson se vizioni për Shqipërinë e së Ardhmes arrihet përmes pastrimit të politikës nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar. Shqiptarët meritojnë një klasë politike që ka në fokus vetëm problemet e tyre. Ata meritojnë një administratë publike me integritet që vepron në shërbim të tyre.

Partia Demokratike do të ekspozojë aktet korruptive përmes Inspektimit Kombëtar dhe Gjykatës së Auditit.

Nëpërmjet Drejtësisë Penale dhe Ligjit Antimafia, ajo do të pastrojë sektorin publik, do të cojë para përgjegjësisë cdo zyrtar dhe ish zyrtar të korruptuar, dhe do të kërkojë konfiskimin e aseteve të tyre.

Partia Demokratike ofron:

  1. Mbështetje ndaj SPAK me burime financiare dhe njerëzore
  2. Heqje totale e imunitetit të deputetëve për t’i hapur rrugë hetimit të plotë nga SPAK
  3. Veting të politikanëve, sic u bë në Drejtësi
  4. Reformim të KLSH-së, duke e shndëruar në Gjykatë Auditi (anëtarët e saj të vetohen para emërimit, kryetari të zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, bazuar në propozimi e opozitës, vendimet e saj të jenë titull ekzekutiv)

Së dyti:

  1. Inspektorati kombëtar do të redformohet duke u bërë vetem 1 që do të fokusohet në tre fusha prioritare:

a. Siguria ushqimore
b. Siguria e shëndetit publik
c. Siguria teknike

Së treti, aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, PPP-ve dhe partneriteteve strategjike. Synohet çlirimi i ekonomisë, rikuperimin i parave publike dhe kthimi i besimit publik.

Për të arritur këtë qëllim strategjik, angazhohemi për:

  1. Verifikimin e kontratave konçesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike.
  • Çdo kontratë korruptive do të anulohet.
  • Kompania që gjendet me shkelje do të përjashtohet nga procedurat konkuruese publike ose shërbimi publik për 20 vjet.
  • Në arbitrazh dhe në gjykatë, Qeveria do të mbrohet me klauzolën e korrupsionit.
  • Moratorium 1 vjeçar për të rishikuar gjithë kontratat PPP.
  1. Çdo gjetje abuzive do të raportohet në prokurori sipas ligjit Antimafia.
  • Pasuritë e personave të përfshirë në këto kontrata abuzive do të verifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen, pavarësisht nëse dënohen penalisht.
  • Barrën e provës e ka kompania private ose zyrtari që ka miratuar aktin.
  1. Miliarda euro dhe pasuri të tjera të zhvatura qytetareve dhe shtetit shqiptar do të gjurmohen, lokalizohen dhe do t’iu kthehen qytetareve dhe shtetit përmes Njesise se Zbulimit dhe Rikuperimit të pasurive të vjedhura e cilda do te veproje në cdo cep të territorit si dhe jashte vendit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular