Shqipëria meriton më shumë/ Basha me 100 ekspertë në zemër të simbolit kombëtar. Ja simbolika kuqezi e demokratëve…
Sot Basha dhe Partia Demokratike fillojnë shpalosjen e programin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”
Detajet e para nga aktiviteti lidhen me simblikën e zgjedhur për përcjelljen te qytetarët e punës të ekipit të 100 ekspertëve që kanë punuar për muaj me radhë. Në zemër skenograifsë zenë vendin 10 grupet kryesore të punës, pozicionimi i të cilëve bëhet mbi një fushë të kuqe, ndërsa rreshtimi i tryezave të punës përfaqëson një shqiponjë të stilizuar. Pra një simbolikë kuqezi për të dhënë mesazhin se qëllimi I këtij program është Shqipëria dhe shqiptarët.
Është hera e parë që një parti politike prezanton programin e saj gati 1 vit para zgjedhjeve parlamentare, duke shënuar një qasje të re në politike, një arenë debati dhe diskutimesh transparente dhe gjithëpërfshirëse, përmes të cilës qytetarët njihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe kanë kohë të konsiderojnë ofertën politike të Partisë Demokratike. Shpalosja e programit të PD për të ardhmen dëshmon vullnetin e kësaj force politike për të përcjellë një kulturë të re politike, sepse Shqipëria meriton më shumë.