Karlo Ançeloti ka fituar një herë tjetër Ligën e Kampioneve duke qenë padyshim “mjeshtri” i këtij kompeticioni, pasi ka gjithmonë formulën e duhur për të bërë të tijin trofeun.
Zakonisht shumë i përmbajtur, tekniku italian këtë radh “doli nga skenari”.
Pas vërshëllimës përfundimtare dhe përqafimit me disa pjesëtarë të stafit, ai iu drejtua tribunës ku ishin familjarët e pjesëtarëve të stafit të Realit, duke takuar atje bashkëshorten e tij, Marian, shumë e emocionuar, duke shkëmbyer puthje me të.
SHIH VIDEON