Një 40-vjeçar është gjendur i pajetë në banesën ku jetonte i vetëm në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës. Trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se 40-vjeçari është vetëvarur. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.15, në banesën ku jetonte i vetëm, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi A. N., rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.