Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Rexhina Omeri, të cilën janë në akuzë për falsifikim kompjuterik, të arrestuar pasi në bashkëpunim me punonjësin tjetër të AMP, Kushtrim Selimi, akoma në kërkim, dyshohet se publikonin shkrime me përmbajtje jo të vërtetë për drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit. Arrestimi i tyre u cilësua i ligjshëm nga ana e gjykatës.
Kujtojmë që shefi i Sektorit në AMP Kushtrim Selimi, përmes portalit “Shqipnews”, të cilin e kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rreme.
Gazetari Ervis Hasangega ka deklaruar se vetëm punonte në portal dhe menaxhonte rrjetet sociale. Sipas tij kishte rënë dakord të merrte 600 euro në muaj dhe të publikonte lajmet që i merrte nga Kushtrim Selimi.
Rexhina Omeri sipas dëshmisë ka pranuar se bashkëpunonte me Kushtrim Selimin për shkak të njohjes që kishte me të, dhe ka pranuar që kishte raporte intime me Selimin.