Balerini Graciano Tagani dhe Erjola Doçi kanë shpërthyer keq ndaj ish-banores së “BBV” Heidi Baçi mbrëmjen e djeshme në studion e “Post Big Brother”.
Graciano u shpreh se ish-banorja është arrogante dhe prepotente njësoj si gjatë kohës kur ishte në shtëpi, duke e cilësuar atë si “Heidi pa këllqe dhe manipulatore”.
Të njëjtin mendim me balerinin ndau edhe Erjola, e cila kujtoi deklaratën e hallës së Heidit: “As banorët nuk arritën ta zbërthejnë Heidin.”
Nga ana tjetër ish-konkurrentja zgjodhi që ti injorojë dy ish-konkurretët duke iu thënë: “Faleminderit”.
Pjesë nga biseda:
Graciano: Një gjë që po më bën përshtypje sot më duket sikur dikush e ka pushtuar Heidin.
Heidi: Na kënaqe.
Graciano: Je arrogante, prepotente. Nuk e kemi parë Heidin kështu në BBV, çfarë të ka ndodhur, më dukesh shumë ndryshe. Ti vazhdon të jesh prapë Heidi pa këllqe, vazhdon të jesh prapë manipulatore dhe vazhdon të jesh hipokrite se po vazhdon të tregosh në dy poste një version tjetër të vetes tënde.
Heidi: Faleminderit.
Graciano: Unë prap nuk të njoh
Heidi: Nuk më intereson as të më njohësh të gjitha atyre gjërave që ke bërë
Erjola Doçi: Në fakt qasjen e Heidit po e shoh dhe unë, të gjithë kemi marrë famën tonë, mbështetjen nga publiku, por të rrimë pak me këmbë në tokë sepse për këtë na kanë duartrokitur deri më sot, po shoh qasje prepotence. Halla e Heidit ka thënë që as banorët nuk kanë arritur që ta zhbërthejnë Heidin.
Heidi: Erjola çfarë po thua? Ka dalë një klip kur me thua debile.
Erjola: Unë për termin debile të kërkova falje
Heidi: E the duke u tallur