Durrësi është bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane për xhiron me vela.
Ka qenë kryeministri Edi Rama ai që ka ndarë lajmin si dhe një video nga aktiviteti në fjalë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me Durrësin që këtë vit përfshihet në Xhiron e Italisë me vela, duke u bërë pjesë e një spektakli tradicional të Marinës Ushtarake Italiane, ju uroj të diel të paqtë🙏”, shkruan Rama.