BallinaAktualitetRikthehet investigimi i ‘RAI 3’ për lidhjen e qeverisë me krimin, Rama...

Rikthehet investigimi i ‘RAI 3’ për lidhjen e qeverisë me krimin, Rama përballë gazetarit italian

spot_img
spot_img

Televizioni italian“Rai 3”do të vijojë me publikimin e investigimit të radhës për lidhjen e fortë të qeverisë shqiptare me krimin dhe korrupsionin, si dhe kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin. Në emisionin e nesërm, pritet që të publikohet edhe intervista e regjistuar me kryeministrin Edi Rama, i cili nisi një fushatë të ashpër sulmesh pas publikimit të dokumentarit të parë nga emisioni Report, në “Rai 3”.

Kujtojmë që në investigimin e “Rai 3”, u publikuan dokumente dhe informacione se eksponentë të rëndësishëm të qeverisë “Rama” janë të lidhur me botën e krimit dhe të korrupsionit. Sipas tyre, njeriu kyç në marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantet është Sekretari i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, një ish-avokat i narkotrafikantëve.

Emisioni investigativ thekson se do të vijojë me investigimet në anën tjetër të Adriatikut duke mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Në përshkrimin e puntatës së ardhshme thuhet se Shqipëria është kthyer në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Emisioni do të zbulojë se si një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë.

Ndërkohë, emisioni investigativ do të prekë edhe ndërtimin e qendrave që do të presin emigrantët. Fillimi i aktivitetit të këtyre qendrave ishte planifikuar për në datën 20 maj, por nga sa zbulon emisioni duke vizituar kantieret, nuk flitet dot për hapjen e tyre para nëntorit. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë.

Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama do të flasë për herë të parë një intervistë për Report.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular