ombëtarja shqiptare ka vijuar sipas programi seancat stërvitore në kuadër të fazës përgatitore për finalet e Euro 2024 që po zhvillohet në Stegersbach të Austrisë. Skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë, teksa lojtarët janë fokusuar më shumë në ushtrime taktike dhe situata loje.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori Amir Abrashi është bashkuar me grupin sot në stërvitje dhe ka punuar me ngarkesa më të ulëta në këtë ditë të parë.
Gjendja e grupit është e mirë dhe aktualisht nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Siç është bërë me dije me parë, mbrojtësi Berat Gjimshiti është i fundit që i bashkohet grupit në Austri më datë 3 qershor.
Kjo ishte seanca e fundit stërvitore para miqësores me Lihtenshtejnit që do të luhet më 3 qershor në stadiumin “Haladas Sportcomplex” të Hungarisë, me kuqezinjtë që do të rikthehen sërish në bazën stërvitore pas kësaj sfide për të vijuar me përgatitjet.
Miqësorja e dytë e qershorit do të luhet në të njëjtin stadium më datë 7 qershor dhe starton në ora 19:00. Pas kësaj ndeshjeje kombëtarja do të transferohet në Kaizerau, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë Euro 2024.