Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, analizoi fitoren 3-0 ndaj Lihtenshtejnit në miqësore.
“Kam luajtur disa vite në Hungari, jam ndjerë shumë mirë. Kur klubi nuk më ndihmon dot, duhet të marrë maksimumin tani. Me ka ndihmuar shumë stafi dhe drejtorit. Pavarësisht se nuk kam pasur minuta, kam bërë stërvitje shumë, për të qenë në formë të mirë, sepse na pret një rrugëtim i gjatë dhe i fortë.
Çdo ndeshje është e vështirë, si miqësore, si kualifikuese. Ne futemi për të dhënë maksimumin. Duhet të shkojmë drejt Gjermanisë me mentalitet fituesi.
Nuk e di për goditjet e dënimit, kush do i gjuajë, do të vendosë stafi. Nga një goditje standarte ta fitojmë ndeshjen. Çdo lojtar ka dëshirë të shënojë gol. Jemi një familje e madhe, do të jemi kështu gjithmonë. Na pret një rrugëtim i madh në Gjermani. Me këtë grup, po përgatitemi shumë, jemi një grup shumë i fortë. Do bëjmë gjëra të mira.
Kundër Italisë një ndeshje shumë e madhe. Si me Brojën, Dakun apo Manajn, do të jemi të gjithë një, do të japim maksimumin për këtë fanellë. Do të japim shpirtin që t’i gëzojmë tifozët me një fitore ndaj Italisë.
Muçi më falenderoi te goli. Njësoj si me Laçin që bëri gol ndaj Bullgarisë, situatë e ngjashme ishte” – tha ai.