EMRI/ Plagoset me sende të forta një person, i riu përfundon në spital me dëmtime të rënda në trup

0
214

Një 62-vjeçar është plagosur me sende të forta në Shkodër. Mësohet se personi është identifikuar si Vladimir Bruçi, i cili është goditur në afërsi të banesës nga disa persona ende të paidentifikuar. 

Mësohet se i riu është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ka marrë dëmtime të konsiderueshme në trup.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rajonale.

Mësohet se plagosja ka ndodhur në afërsi të kopshtit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autoreve.