BallinaEkonomiKredia e re për shtëpi u rrit me 52% në muajin prill

Kredia e re për shtëpi u rrit me 52% në muajin prill

spot_img
spot_img

Kredia për shtëpi regjistroi përsëri një rritje të fortë në muajin prill.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, gjatë muajit prill, sektori bankar dha pothuajse 4.9 miliardë lekë kredi të reja për shtëpi, në rritje me 52% krahasuar me prillin e vitit të kaluar.

Për të gjithë 4-mujorin, kredia e re për shtëpi e disbursuar nga sektori bankar arriti vlerën e 17.9 miliardë lekëve, në rritje me pothuajse 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re për shtëpi po thyen edhe këtë vit rekordet historike.

Rritja e kredisë për shtëpi po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt monedhës vendase. 72% e kredisë për shtëpi të dhënë gjatë muajve të parë të këtij viti ishte në monedhën vendase. Kredia e re në lekë është rritur me 125% krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit të kaluar. Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe pothuajse u përgjysmua për katër muajt e parë të këtij viti.

Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën pothuajse 190 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 10.6%. Ky portofol përbën tashmë rreth 26% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme.

Sipas rezultatete të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, pesha e pronave të blera me hua bankare në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar arriti në 60%, nga 40% që kishte qenë në 6-mujorin e parë të vitit.

Normat relativisht të ulëta të interesit vazhdojnë t’i tërheqin shqiptarët, por edhe shumë blerës jorezidentë, drejt investimeve në pasuri të paluajtshme. Sipas agjentëve të tregut, kërkesa paraqitet veçanërsisht e lartë për prona në bregddet. Boom i turizmit në vitet e fundit ka shtuar kërkesën për blerje të pronave me qëllim investimi për qiradhënien e tyre ditore te turistët e huaj.

Sipas indeksit Fischer të llogaritur me frekuencë 6-mujore nga Banka e Shqipërisë, çmimet e banesave në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar pësuan rënie me 7.6% krahasuar me gjysmën e parë të vitit. Megjithatë, me bazë vjetore çmimet rezultuan ende në rritje, por shkalla e rritjes vjetore u ngadalësua në 3.2%, nga 16.6% që kishte qenë rritja e tyre vjetore në fund të vitit 2022.

Indeksi i çmimeve për pronat e shitura në Tiranë regjistroi një rënie prej 10.1% ndaj 6-mujorit të parë të vitit, ndërsa ishte vetëm pak më i lartë në krahasim me vlerën e një viti më parë./E.Shehu

Burimi: BSH
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular