BallinaKryesoreSi të bëni rezervimin online pa probleme: WIZZ AIR ndan këshilla për...

Si të bëni rezervimin online pa probleme: WIZZ AIR ndan këshilla për udhëtarët shqiptarë

spot_img
spot_img

Shqipëri, 3 Qershor 2024 – Ndërsa planet e udhëtimit shtohen, Wizz Air inkurajon pasagjerët të përfitojnë nga lehtësia e rezervimeve online. Për të përmirësuar përvojën e udhëtimit për përdoruesit shqiptarë, Wizz Air tani pranon valutën shqiptare (ALL) si një opsion pagese. Duke bërë rezervimin online, pasagjerët sigurojnë komunikim të drejtpërdrejtë pa pengesa, mbështetje të shkëlqyer për klientët dhe çmime më të mira. Ja një udhëzues i plotë për të përmirësuar procesin tuaj të rezervimit duke përdorur faqen dhe aplikacionin e telefonit të Wizz Air.

Rezervimi Përmes Faqes së Internetit

Faqja e lehtë në përdorim e Wizz Air siguron që rezervimi i udhëtimit të jetë i thjeshtë. Ndërmerrni këto hapa për një rezervim online të qetë:

  1. Filloni Kërkimin: Vizitoni faqen e internetit të Wizz Air dhe vendosni qytetin e nisjes dhe të destinacionit përkatës, datat e udhëtimit dhe numrin e pasagjerëve. Klikoni “Kërko” për të parë fluturimet e disponueshme.
  • Zgjidhni Fluturimin Tuaj: Shfletoni listën e fluturimeve të disponueshme. Faqja ofron një shfaqje të qartë së mundësive përkatëse, duke përfshirë oraret e nisjes dhe çmimet. Zgjidhni fluturimin që përshtatet më së miri me orarin dhe buxhetin tuaj.
  • Detajet e Pasagjerit: Vendosni informacionin e kërkuar për pasagjerët, duke përfshirë emrat dhe detajet e kontaktit. Sigurohuni që të dhënat të përputhen me dokumentin e udhëtimit për të shmangur çdo problem gjatë regjistrimit.
  • Zgjidhni Extra (Shtesat): Përshtasni udhëtimin tuaj duke zgjedhur shërbime shtesë si bagazhe, ulësen e paracaktuar sipas preferences në avion, ose Wizz Priority për një udhëtim sa më të rehatshëm.
  • Opsionet e Pagesës: Kur të vijë momenti i pagesës, do të gëzoheni të shihni që valuta shqiptare ALL është tashmë pjesë e mundësive së pranuara. Zgjidhni metodën tuaj të preferuar të pagesës dhe përfundoni transaksionin në mënyrë të sigurt.
  • Konfirmimi: Pas pagesës së suksesshme, do të merrni një email konfirmimi me detajet e rezervimit dhe biletën elektronike. Mbajeni për lehtësim procesi gjatë regjistrimit përpara fluturimit tuaj (online check in), dhe gjithashtu në momentin e kalimit përpara ngjitjes në aeroplan (boarding).

Rezervimet e Përshtatshme Përmes Aplikacionit së Telefonit

Për udhëtarët në lëvizje, aplikacioni telefonik i Wizz Air ofron një përvojë të njëjtë të efikase rezervimi. Ja si të bëni një rezervim duke përdorur aplikacionin:

  1. Shkarkoni Aplikacionin: Sigurohuni që të keni instaluar versionin më të fundit të aplikacionit së Wizz Air në telefonin tuaj inteligjent. Aplikacioni është në dispozicion për pajisjet e iOS dhe Android.
  2. Hapeni dhe Kyçuni: Hapni aplikacionin dhe hyni/kyçuni në llogarinë tuaj të Wizz Air. Nëse nuk keni një llogari ekzistuese, mund të krijoni lehtësisht një të re brenda aplikacionit.
  3. Kërkoni për Fluturime: Përdorni funksionin intuitiv të kërkimit për të vendosur detajet e udhëtimit tuaj. Aplikacioni do të shfaqë fluturimet e disponueshme në bazë të kritereve tuaja.
  4. Zgjidhni Fluturimin Tuaj: Zgjidhni fluturimin tuaj të preferuar nga lista e mundësive. Aplikacioni ofron një pamje të përshtatur të orareve së nisjeve dhe çmimeve, për një  krahasim sa më të lehtë.
  5. Të dhënat e Pasagjerëve: Vendosni detajet e nevojshme për të gjithë pasagjerët. Kontrolloni dy herë të dhënat përkatëse për të siguruar saktësinë e tyre.
  6. Shtoni Shtesat (Extra): Përmirësoni përvojën tuaj të udhëtimit duke shtuar shërbime si bagazhe shtesë, ulëse të paracaktuara sipas preferencës, ose ngritje prioritare nëpërmjet aplikacionit.
  7. Pagesa: Aplikacioni mbështet metoda të shumta pagesash, duke përfshirë valutën shqiptare ALL. Zgjidhni opsionin tuaj të preferuar dhe përfundoni blerjen tuaj në mënyrë të sigurt.
  8. Konfirmimi i Rezervimit: Pas pagesës së suksesshme, konfirmimi i rezervimit dhe bileta elektronike do të jenë në dispozicion tek aplikacioni, e do t’u dërgohen gjithashtu edhe në emailin tuaj. Mund t`i përdorni këto në çdo kohë nga seksioni “Rezervimet e Mia” i aplikacionit.

Këshilla për një Përvojë të Lehtë Rezervimi

Krijo Llogari: Pasja e një llogarie në Wizz Air kursen kohë në rezervimet e ardhshme dhe ju lejon të menaxhoni rezervimet tuaja lehtësisht.

Kontrollo për Promocione: Mbani sytë hapur për oferta të veçanta dhe zbritjet që Wizz Air ofron shpesh për të bërë udhëtimin tuaj sa më ekonomik.

Rishikoni Politikat e Bagazheve: Njihuni me politikat e bagazheve të Wizz Air për të shmangur tarifat shtesë në aeroport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular