BallinaSocialeSot nisin regjistrimet në çerdhe/ Prindërit kanë katër ditë kohë për të...

Sot nisin regjistrimet në çerdhe/ Prindërit kanë katër ditë kohë për të dorëzuar dokumentet

spot_img
spot_img

Të hënën nisin aplikimet për regjistrimet e fëmijëve në çerdhe publike dhe prindërit do të kenë kohë për të paraqitur dokumentacionin brenda javës deri më 7 qershor, për objektet e kujdesit dhe edukimit pranë banesave ku jetojnë të njësive bashkiake që ju përkasin.  

“Duhet të kenë me vete dy certifikata, të fëmijës dhe familjaren, gjithashtu edhe vërtetimet e punës, për shkak se kemi çerdhe që kanë numër të lartë aplikimesh dhe fillimisht ju japim të drejtën për regjistrim atyre fëmijëve që prindërit i kanë në punë dhe i kanë më të nevojshëm. Kjo kategori shoqërohet edhe me fëmijët e tjerë të kategorive prioritare, si fëmijët me aftësi të veçanta, apo që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Por kjo nuk do të thotë që fëmijët që nuk i kanë prindërit në marrëdhënie pune, nuk e kanë të drejtën të marrin shërbimin. Të gjithë duhet të socializohen dhe në varësi të hapësirave, do bëhen regjistrimet”, tha Zhaneta Beqiri- drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve, Tiranë.

Socializimi i të vegjëlve është thelbësor për mirërritjen e tyre. Teksa, nga data 10 qershor dëri më 21 qershor hapet faza e aplikimeve zyrtare për kopshtet.

“Fëmijët që janë në çerdhe, prindërit nuk e kanë të nevojshme të aplikojnë për të marr shërbimin në kopsht. Por në ambientet e çerdhes në një nga ditët që shkojnë për të marr fëmijët, plotësojnë një formular për një nga kopshtet që duan të frekuentojnë në shtator”, tha ajo.

Bashkia e Tiranës me popullatën më të madhe, ka edhe një interes në rritje të prindërve për t’i regjistruar fëmijët në çerdhet dhe kopshtet shtetërore. Ndaj drejtoresha Zhaneta Beqiri tregon se lindi nevoja për shtimin e 4 strukturave të reja…

“Nga viti në vit, numri i fëmijëve që marrin shërbimin ka ardhur në rritje, momentalisht janë 12 mijë fëmijë në ditë. Për t’iu dhënë përgjigje kërkesave në rritje jemi duke marr objekte me qira, në njësinë 13, 12, në zonën e Kasharit, në njësinë 9; janë edhe dy objekte që do hyjnë në shërbim”, u shpreh drejtoresha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular