BallinaPolitikeTaulanda Jupi: Me vizionin qeverisës të PD, arti dhe kultura do të...

Taulanda Jupi: Me vizionin qeverisës të PD, arti dhe kultura do të shndërrohen në vektorë të rëndësishëm për integrimit të Shqipërisë në BE

spot_img
spot_img

Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

Fjala e plotë e Taulanda Jupi

Programi për artin kulturën, trashëgiminë e kulturës dhe të mendimit ka si qëllim strategjik të shndërrojë artin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore në një industri kreative funksionale, të integruar dhe konkurruese, me ndikim të rëndësishëm social dhe ekonomik.

Shqipëria meriton më shumë, shqipëtarët meritojnë më shumë, ndaj objektivi politik i programit të Partisë Demokratike është : “Art dhe kulturë e aksesueshme për çdo qytetar, jo vetëm si një e drejtë humane, por si një faktor themeltar për një shoqëri më të shëndetshme, më tolerante dhe gjithpërfshirëse”

• Partia Demokratike angazhohet për rritjen progresive të buxhetit për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë e Kulturës
në masën 50 milion €.

• 0% taksë për individin krijues, për të nxitur krijimtarinë në sektor të industrisë kreative.• RINFOND – do të jetë fondi prej 1 MILION i dedikuar për artistët e rinj në të gjitha fushat e krijimtarisë sepse të rinjtë tanë meritojnë më shumë, ata duhet të shkëlqejnë
me artin dhe talentin e tyre në Shqipëri.
• Partia Demokratike angazhohet se do të rrisë në masën 5MILION € buxhetin për KINEMATOGRAFINË duke synuar
me këtë Prodhimin Promovimin dhe Distribuimin e produktit kinematografik shqiptar.

• Krijojmë për herë të parë mekanizmin e rimbursimit për të gjithë investitorët e huaj në kinematografi në masën 35% ( mekanizmi i njohur si Tax Credit ose Tax Rebate )
• Përmes Strategjisë Kombëtare për zbatimin e “Ligjit për të Drejtën e Autorit” 10 fishojmë të ardhurat që gjenerohen nga industria kreative të lidhura me të drejtën e autorit nga 0.7 mln € që është sot synojmë 7 milionë €

Ne besojmë se arti, kultura dhe trashëgimia kulturore përmes investimit, rikonceptimit e reformimit të thellë strukturor dhe ligjor në vizionin qeverisës të Partsë Demokratike do të shndërrohen në një vektor të rëndësishëm drejt integrimit kulturor të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në Bashkimin Europian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular