Ligji i vitit 2015 dhe që lidhet me garantimin e integritetit të personave që ushtrojnë funksione publike nxori nga administrate të paktën 20 persona në vitin 2023. Departamenti i Administratës Publike bëri të ditur se nga 2 mijë formularë të vetëdeklaruar pas verifikimeve që janë bërë janë marrë masa për disa persona.
Kështu sipas DAP në përfundim të procesit të verifikimit nga organi përgjegjës DAP dhe në vijim të përcjelljes së rezultateve të verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme, gjatë vitit 2023 janë konstatuar 20 subjekte vetëdeklaruese në kushtet e ndalimit, ku për: 1 subjekt vetëdeklarues, i cili ishte kandidat fitues në një pozicion pune të shërbimit civil në administratën shtetërore, u ndërprenë verifikimet e mëtejshme duke u aplikuar masat e parashikuar nga ligji për pengimin e emërimit në funksionin publik; > 19 subjekte vetëdeklaruese, janë aplikuar masat e parashikuara për ndalimin e ushtrimit apo përjashtimin e tyre nga funksioni publik. Nga këto 19 subjekte, 2 i përkasin të emëruarve gjatë vitit 2023 dhe 17 i përkasin të emëruarve gjatë viteve të mëparshme.
“Konstatimi i 20 subjekteve në kushtet e ndalimit është bërë nga institucionet si vijon: 4 prej tyre janë konstatuar nga organi përgjegjës DAP, në zbatim të procedurave të parashikuara në kreun V, të vendimit nr. 17/2016, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke ndërprerë verifikimet e mëtejshme pasi ka evidentuar se të dhënat e deklaruara përfshihen brenda sferës së ndalimeve, të parashikuara nga neni 2, i ligjit nr.138/2015, i ndryshuar; 16 prej tyre janë evidentuar nga organi përgjegjës DAP pas përcjelljes së vendimit “Për miratimin e rezultateve të verifikimit” nga Sektori i Dekriminalizimit, në Drejtorinë e Koordinimit Institucional, në Prokurorinë e Përgjithshme, në zbatim kjo të ligjit nr. 138/2015, i ndryshuar, si dhe vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë” thuhet në raport.
Në një analizë më të detajuar DAP nënvizon se nga këto 20 subjekte: (i) 6 subjekte kanë qenë nëpunës në shërbimin civil të institucioneve të administratës shtetërore; (ii) 5 subjekte kanë qenë drejtues në administratën publike të nivelit qendror; (iii) 8 subjekte kanë qenë pjesë e njësive të vetëqeverisjes vendore, nga të cilët 5 nëpunës në shërbimin civil dhe 3 drejtues në nivelin vendor; (iv) 1 subjekt ka q