Kandidati për eurodeputet Muharrem Salihu ishte në një intervistë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan. Ndër të tjera ai kujtoi ardhjen e tij të parë në Shqipëri gjatë viteve 1993 dhe se si ishte impakti i parë i tij.
Fevziu: Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?
Salihu: Në vitin 1993.
Fevziu: Si ishte impakti i parë në Shqipëri?
Salihu: Ishte i tmerruar për mua. Isha rritur me ëndrrën e Shqipërisë që do na shpëtonte nga gjithkush dhe kur zbrita në aeroport ishin pllakat e aeroportit të mëdhaja sa një tavolinë dhe të larguara nga njëra-tjetra me disa centimetra, pra si me zbrit shkallët ishte atëherë ai moment në Rinas.
Fevziu: A ishte një lloj shoku në raport me një lloj perceptimi që kishe ruajtur në mendje gjithë jetën?
Salihu: Dëshira për ta vizituar dhe për ta prekur tokën shqiptare ishte më e madhe se shoku.
Fevziu: Sa ndenjte atëherë në Shqipëri?
Salihu: Kam qëndruar një javë.
Fevziu: Dhe e vizitove një pjesë të mirë të Shqipërisë?
Salihu: E kam vizituar.
Fevziu: A ishte e varfër?
Salihu: Shumë e varfër.
Fevziu: Tani kthehesh më shpesh në Shqipëri?
Salihu: Shkoj shpesh tani, kam shumë miq e shokë. Cdo dy muaj apo tre e bëj një udhëtim për në Tiranë. Kur kam kohë shkoj edhe në Durrës. Kam qenë edhe dy herë në Vlorë.
Fevziu: Ndihet ndryshimi?
Salihu: Sigurisht që ndihet. Është duke përparuar me ritme të shpejta. Dhe sidomos infrasktruktura është ajo që e ben zhvillimin, sepse kur krijon kushtet ti vë në funksion gjithë sistemet me kontributin e tyre.