BallinaKronikeE rëndë në Tiranë! Gruaja pi fotoksinë pas dhunës nga i shoqi...

E rëndë në Tiranë! Gruaja pi fotoksinë pas dhunës nga i shoqi ndaj saj dhe vajzës, zbulohet shkaku

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaqarr ku një grua, pas dhunës së vazhdueshme nga i shoqi ndaj saj dhe të bijës, ka pirë fotoksinë.

Policia bën me dije se gruaja është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në pranga ka rënë burri i saj, Gentjan Liçaj, 47 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se shkak për dhunën dyshohet se janë bërë konfliktet për të bijën e çiftit, 18-vjeçe, të cilën 47-vjeçari kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular