BallinaAktualitet“Lindjet në nivelin më të ulët historik”/Koduzi: 2 mijë euro për çdo...

“Lindjet në nivelin më të ulët historik”/Koduzi: 2 mijë euro për çdo bebe dhe 20 mijë euro për të tretin, janë politikat e djathta të PD në mbështetje të familjes

spot_img
spot_img

“Lindjet në nivelin më të ulët historik”/ Koduzi: 2 mijë euro për çdo bebe dhe 20 mijë euro për të tretin, janë politikat e djathta të PD në mbështetje të familjes

Anëtari i Kryesisë së PD, Gazmend Koduzi, në një intervistë për mediat ka shpjeguar një pjesë të Programit të PD për mbështetjen e familjeve të reja. Koduzi solli shifrat e INSTAT kur tha se sot Shqipëria ka më shumë vdekje sesa lindje. Për të luftuar këtë, ai tha se PD në programin e saj parashikon dhënien e bonusit për fëmijët ku për të parin dhe të dytin do jepet 2 mijë euro dhe për të tretin 20 mijë euro. Ndërsa më tej tha se për 30 mijë çifte të reja do të ketë subvencionim të interesave për kredive për shtëpi.

Fjala e anëtarit të Kryesisë së PD, Gazmend Koduzi:

Ky është grafiku që tregon ecurinë e vdekshmërisë dhe lindjeve gjatë 3-4 viteve të fundit. Dhe po të shikojmë këtu, 3 mujori i parë i 2024, kemi më shumë vdekje sesa lindje. Pra, problemi më i madh sot i Shqipërisë është plakja. Është tkurja për shkak të emigracionit dhe për shkak të uljes së lindshmërisë. Partia Demokratike e delegomn këtë dhe i motivon çiftet e reja që të lindin, nëpërmjet bonusot për fëmijët, 2 mijë euro fëmija i parë, 2 e dyta dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë. A është reale? Sot që ne flasim, Maqedonia e bën këtë por e bën me këste mujore. Jep 100 euro çdo muaj për fëmij deri në moshën 18 vjeç. Po t’i mbledhësh shkon 20 mijë euro. Në do e japim bonus të tërë. Subvencionimi i përqindjes të interesave të kredisë për 30 mijë çifte të reja. Pra, është fokus familja si parti tipike e djathtë. Nuk është lëmosha, është puna por dhe është motivimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular