BallinaKryesoreMarrëveshja për emigrantët, Meloni nesër në Shqipëri. Zbardhet agjenda

Marrëveshja për emigrantët, Meloni nesër në Shqipëri. Zbardhet agjenda

spot_img
spot_img

Kryeministrja e Italisë do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë ku do të pritet nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Meloni do të vizitojë zonën e Gjadrit së bashku me kryeministrin Rama në orën 11:15 sipas protokollit të bashkëpunimit Itali-Shqipëri.

Vizita e Melonit së bashku me kryeministrin Rama në Gjadër të Lezhës vjen në kuadër të marrëveshjes mes dy vendeve për pritjen e emigranteve që vijnë nga vendet e tjera përmes Italisë.

Më pas në orën 12:00, krerët e qeverive të Italisë dhe Shqipërisë do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Sa i përket sigurisë policia e Tiranës dhe Lezhës si dhe efektivët e Policisë Rrugore të jenë më të angazhuarit për këtë vizitë, ndërsa nuk do të mungojë edhe bashkëpunimi me Gardën e Republikës dhe përfaqësuesit e ambasadës italiane në vendin tonë.

Gjithashtu parashikohet edhe kufizimi i qarkullimit te disa rrugëve, sidomos njërit sens të rrugës nga Tirana drejt Lezhës dhe anasjelltas apo edhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, kur eskorta e Melonit të vijë drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë Reuters, në një shkrim të martën rreth marrëveshjes Meloni- Rama, ka shkruar se punëtorët e ndërtimit në Shqipëri po punojnë shumë për të transformuar ish-bazën ajrore ushtarake në një qendër migrantësh të drejtuar nga italianët përpara një kontrolli progresi nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni këtë javë.

Meloni pritet të vizitojë nesër ish-fushën ajrore në Gjader teksa Europa ndodhet përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian – ndërsa buldozerët po rrafshojnë tokën për të vendosur kontejnerët të rinj të bardhë që vijnë nga Italia.

Italia ra dakord me Shqipërinë ku nënshkroi edhe një marrëveshje për të ngritur një qendër në Gjadër dhe një tjetër në qytetin bregdetar të Shëngjinit 20 kilometra larg për të pritur emigrantët që do të shpëtohen në det nga anijet italiane, ndërsa kërkesat e tyre për azil janë duke u përpunuar.

Mbetet e paqartë se kur do të funksionojnë qendrat. Tashmë ka kaluar një afat fillestar për t’i hapur ato në pranverë. Marrëveshja ka tërhequr kritika nga aktivistët e të drejtave të njeriut, të cilët thonë se do të jetë më e vështirë për gjykatat italiane që të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil ose apelimet nga njerëzit e pritur në një vend tjetër dhe procedurat e gjata mund të vënë një barrë të pajustifikuar për emigrantët”, shkruan Reuters.

Porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, si qendër e parë ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.

Në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre emigrantët nga territori shqiptar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular