Armando Broja hapi serinë e golave për Shqipërinë në ndeshjen miqësore që kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0 përballë Lihtenshtejnit.
Duke bërë një gjë të tillë, Broja ia doli që të hynte mes 20 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në historinë e përfaqësueses tonë. Ky ishte goli i pestë i Brojës me fanellën kuqezi, në 20 ndeshje të luajtura deri tani me të dhe që e pozicionon në vendin e 17-ë në renditjen e të gjitha kohëve, me po aq gola të shënuar sa Përnaska, Vata, Uzuni, Roshi e Lenjani. Ndërkohë, për Jasir Asanin, ishte goli i 4-ti në 12 ndeshje të luajtura, duke u ngjitur në vendin e 23-të të kësaj renditje të historisë kuqezi. Kurse Ernest Muçi, i cili shënoi golin e tij të tretë me Kombëtaren në ndeshjen e 10-të të luajtur me këtë fanellë, është ngjitur në vendin e 28 në renditjen e të gjitha kohërave. PANORAMASPORT.AL