Basha me ekspertët e ekonomisë/ Nisim një debat kombëtar që programi i PD të jetë program i gjithë shqiptarëve
Të nderuar zonja dhe zotërinj, miq të ftuar, të pranishëm, të dashur bashkëqytetar, kjo është tryeza e parë që organizojmë pas shpalosjes të programit të Partisë demokratike ditën e shtunë, dhe është stacioni i parë , padiskutim na sjell tek ekonomia në të gjithë kuptimet e saj, tek klima e biznesit, tek taksat, tek çmimet, tek kostoja e jetesës, tek punësimi dhe shpunësimi, tek e ardhmja e rinisë në raport me tregun e punës dhe me investimet e huaja dhe të brendshme në vend, për të cilën kam kënaqësinë e madhe të falënderojë për pjesëmarrjen të gjithë ekspertët e ftuar që ndodhen sot të pranishëm këtu. Njerëz të kontributeve të veçanta publike, akademike dhe padiskutim figura me një reputacion të padiskutueshëm sa i takon ekonomisë dhe çështjeve ekonomike, të cilët kanë ndarë kohën për të qenë në këtë tryezë për të debatuar, për të diskutuar, për të nisur pra një udhëtim të përbashkët me një këndvështrim mbi ofertën e Partisë Demokratike, sepse synimi ynë është dhe mbetet, atë që kemi shpalosur si ofertë të Partisë Demokratike si program të Partisë Demokratike ta kthejmë së bashku me shqiptarët në një program për shqiptarët.