BallinaLifestyle“Nuk kam qenë shumë mirë”, Heidi Baci flet për marrëdhënien së saj...

“Nuk kam qenë shumë mirë”, Heidi Baci flet për marrëdhënien së saj me Bora Zemanin: Më shkruajti dhe me tha se…

spot_img
spot_img

Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”.

Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, Heidi rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Si po shkojnë gjërat tani që ke dalë jashtë?

Nuk kam qenë shumë mirë por po ambientohem. Kam qenë pak sëmurë nga ana shëndetësore dhe këto ditë jam më mirë. Kisha një problem me sytë.

Si t’u duk jugu i Shqipërisë pas pushimeve që kalove aty?

Ma kishte premtuar Romeo dhe më çoi. Ishte shumë bukur, më pëlqeu shumë, nuk e prisja. Më pëlqeu deti, perëndimi është shumë i bukur. Unë jam pak romantike por ishte vërtet shumë bukur.

Po marrëdhënia me Romeon si po shkon tani që jeni jashtë BBV3?

Është diçka e re jashtë, marrëdhënia është e njëjta. Është pak ndryshe, sikur po njihemi nga fillimi. Në jug nuk ishim vetëm, por shkoi shumë mirë. Unë nuk jam tip që i fsheh emocionet, por ndihem vërtet shumë mirë. Unë jam tip i qetë.

Duke qëndruar këtu, shumë portale aluduan së fundmi për një prishe të marrëdhënies tënde me Borën. Çfarë ke për të thënë për këtë?

I lexova dhe kam shkuar direkt ta bëj ‘follow’. Nuk jam shumë tip Instagrami, nuk merrem shumë. Por më shkruajti dhe ajo që ‘si ka mundësi’. Unë jam tip i qetë. Mund të qetësoheni, jemi ‘OK’./TAR

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular